Krasniqi: U caktua seanca, do të flasim për rrezikimin e raporteve me Amerikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme në orën 15:00, me kërkesë të opozitës.

Zyrtari i lartë i PDK-së thotë se në seancën e sotme do të diskutohet për raportet me SHBA-në, që, sipas tij, po i rrezikon Qeveria.

“Në orën 15 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme. Një debat parlamentar ku do diskutohet rrezikimi i marrëdhënieve që kjo Qeveri është duke i shkaktuar me partnerin më strategjik të Republikës së Kosovës, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Krasniqi.  

Ai thotë se raportet me SHBA-në nuk kanë qenë asnjëherë më keq dhe se e konsideron katastrofike paralajmërimin e heqjes së trupave amerikane nga Kosova.

“Kjo paraqet pikën më të ulët të raporteve tona me SHBA-në prej që ekziston shteti ynë, bile edhe para kësaj. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndaj këtyre zhvillimeve pothuajse katastrofike. Për të parandaluar një katastrofë, sepse unë e konsideroj katastrofë nëse tërhiqen trupat amerikanë, kemi vendosur ta ftojmë Qeverinë dhe Kuvendin për të diskutuar”, tha nënkryetari i Kuvendit.

Share This Article