Kremlini merr frymë, Kina e ndihmon, paguan gazin në rubla në marrëveshjen e rëndësishme 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kremlini mund të marrë frymë, të paktën për momentin.

Vendimi për pezullimin pa afat të shpërndarjes së gazit drejt Gjermanisë dhe një pjese të vendeve europiane nga gazsjellësi Nord Stream 1, nuk ka sjellësi pasojë vetëm vështirësitë energjetike të BE-së, por edhe mungesë likuiditeti për Moskën, që me këto fonde financon edhe fushatën tejet e kushtueshme në Ukrainë.

Por është i sotmi lajmi i një marrëveshje të rëndësishme e firmosur nga presidenti i Gazpromit rus Alexei Miller dhe nga homologu kinez i kompanisë shtetërore kineze CNPC, Dai Houliang.

Sipas marrëveshjes, Kina do të paguajë në rubla ose në monedhën kineze, yuan, furnizimet e gazit rus që kalon në gazsjellësin Sila Sibiry (Fuqia e Siberisë) që lidh dy vendet.

Gazsjellësi që është vënë në funksion ne vitin 2019, i gjatë 3 mijë kilometra, u cilësua nga Putin si një event historik në marrëdhëniet midis dy vendeve por edhe për tregun energjetik global. Në prag të pushtimit të Ukrainës, Moska dhe Pekini dakordësuan një shtim me rreth 37 miliardë dollarë të furnizimit fillestar.

Marrëveshje e këtyre orëve përben një sinjal jo vetëm ekonomik, por edhe politik. Kremlini, edhe pse jo zyrtarisht dhe me anë të analistëve pro-Putin, kishte kritikuar një farë ftohtësie të regjimit kinez ndaj Moskës së izoluar ndërkombëtarisht, por me sa duket gjerat po fillojnë të ngrohen midis liderëve të dy vendeve.

Sinjali i parë i këtij afrimi, ishte stërvitja e madhe e përbashkët midis dy vendeve përballë brigjeve japoneze, një sinjal ndaj Tajvanit dhe vendeve kufizuese të Kinës në atë rajon, ku Pekini e ka të domosdoshëm partneritetin me Rusinë.

Share This Article