Krerët e BE-së: Të bashkuar jemi më të fortë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e 27 shteteve që do të mbeten në Bashkimin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe nënshkruan sot në Sibiu të Rumanisë një deklaratë për të ardhmen e Evropës, me sloganin për të qëndruar të bashkuar pavarësisht të gjitha pengesave dhe të mbrojmë qytetarët.

”Të bashkuar jemi më të fortë”, shkruajnë krerët e shteteve dhe qeverive evropiane në një tekst i cili përmban një listë me dhjetë zotime për BE-në.

Në mesin e tyre përmenden mbrojtja e një Eurove si një e vetme, nga lindja në perëndim, nga veri në jug, por edhe uniteti përballë vështirësive dhe me një frymë solidariteti.

Të 27 u angazhuan gjithashtu të mbrojnë mënyrën e jetesës evropiane, demokracinë dhe shtetin e së drejtës si dhe respektimin e parimit të barazisë. Ata kërkojnë të ulin pabarazitë që ekzistojnë mes tyre, për të ruajtur të ardhmen për brezat e ardhshëm të evropianëve dhe mbrojtur qytetarët./ATSH/

Share This Article