Raportimet e sotme për krizën në Afganistan flisnin për marrëveshje përmes kanaleve të fshehta mes SHBA‘së dhe talibanëve teksa presidenti Joe Biden përballet me presion në rritje për të zgjeruar afatin e evakuimeve nga vendi përtej 31 gushtit.
Kreu i CIA-s raportohet të ketë mbajtur bisedime me liderët e rinj të regjimit afgan, teksa Boris Johnson, Emmanuel Macron e Angela Merkel kërkojnë me ngulm zgjatje të afatit të evakuimeve, shkruan britanikja Daily Mail.
Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace ka paralajmëruar për luftë me armë në aeroportin e Kabul, teksa Londra tha se ka evakuar 2000 njerëz në 24 orët e fundit. Berlini e Parisi gjithashtu kanë shtuar numrat e evakuimeve por ende mijëra njerëz të dëshperuar presin për t’u larguar drejt sigurisë.
Në të tjera zhvillime të stome përfshiheshin:
Britania tha se 8,458 janë evakuar që prej 13 gushtit, mes të cilëve 5,171 afganë që kanë mbështetur forcat perëndimore atje;
Drejtori i CIA‘s William J Burns ka mbajtur dje takime sekrete me kreun taliban në Kabul, Abdul Ghani Baradar – që ka qenë kontakti i nivelit më të lartë deri tani me talibanët.
Afganistani përballet me katastrofë humanitare këtë dimër, teksa agjencia e ushqimit e OKB tha se nevojiten 175 milionë dollarë në donacione, përcjell TCH.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Presidenti po vlerësonte situatën ‘ditë pas dite’ dhe do të marrë një vendim së shpejti për shtyrjen e evakuimeve.
Por shtoi se Presidenti beson se “Kemi kohë të mjaftueshme mes tani dhe 31 gushtit për të nxjerrë nga vendi çdo amerikan që dëshiron të largohet”.
Suhail Shaheen, zëdhënës i militantëve talibanë, tha për Sky Neës: “Nëse SHBA ose Britania kërkon më shumë kohë për të vazhduar evakuimet, përgjigja është jo”.
Një tjetër komandantin taliban tha dje për Daily Mail: “Nëse trupat amerikane nuk largohen para datës së caktuar përballen me pasoja. Luftëtarët tanë janë gati të përballen me ta”.

