Krerët e NATO-s sot në Vilnius, Rama: Më të vendosur për të mbrojtur lirinë e popujve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen ditën e sotme dhe të Mërkurën në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Për këtë samit, ka reaguar dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se aletët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

 “Mirëmëngjes dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do të mbajnë përfaqësuesit kryesore të vendeve anëtare të NATO-s.

Share This Article