Krerët e Ushtrisë Britanike në izolim për shkak të kontaktit me COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace, si dhe gjeneralët kryesorë britanikë kanë hyrë në vetë-izolim për 10 ditë pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Nick Carter, rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Wallace dhe krerët e Marinës Mbretërore, Forcave Ajrore Mbretërore dhe Komandës Strategjike u paralajmëruan nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) për testet dhe aplikacionin e gjurmimit pasi kishin takim me Carter-in të enjten e kaluar.

Në takim të pranishëm ishin Wallace, shefi i ushtrisë Gjenerali Sir Mark Carleton-Smith, Admirali Sir Tim Fraser, zëvendës shefi i stafit të mbrojtjes dhe njëherësh Lordi i Parë i Marinës, Sir Tony Radakin, së bashku me Shefin e Forcave Ajrore Marshallin Sir Mike Wigston dhe Komandantin e Komandës Strategjike, gjeneralin Sir Patrick Sanders.

Sipas “The Telegraph”, gjenerali më i lartë në shërbim i vendit, Sir Nick Carter, doli pozitiv “pasi mori pjesë në Festivalin e Historisë së Luginës Chalke në Wiltshire të premten”.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka rezultuar pozitiv gjatë kontrolleve rutinë të COVID-19. Kolegët të cilët ishin në një takim të lartë me të javën e kaluar, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit, janë vetë-izoluar në përputhje me udhëzimet e qeverisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Mbrojtjes.

Rregulloret aktuale të koronavirusit në Britani kërkojnë që të gjithë ata që ishin në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 të izolohet për 10 ditë.

Share This Article