Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin.

Ditën e sotme është paraqitur ankimimi i ish-kryebashkiakut.

Jorgo Goro është liruar nga burgu në 29 gusht të 2025.

Ai kreu 2 vite e 20 ditë burg, nën akuzën për shpërdorim detyre.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

Share This Article