ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 12 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 12 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 12 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 12 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kreu i BERZH-së tregon pse ekonomia shqiptare pritet të ketë rënien më të madhe në rajon

albnews by albnews
7 June, 2020
in Albania, Technologji
0
Kreu i BERZH-së tregon pse ekonomia shqiptare pritet të ketë rënien më të madhe në rajon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Borxhi publik, relativisht i lartë, si dhe likuiditeti i ulët me të cilin po përballej Shqipëria në fillim të krizës nuk e ka ndihmuar atë të ofrojë një paketë ndihme, si në nivelet rajonale, tha Matteo Colangeli, Drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë.

Colangeli shtoi se arsyet pse Shqipëria parashikohet nga BERZH të blerë me 9% lidhen me varësinë e saj nga turizmi, por dhe nga faktorë të tjerë si informaliteti, pritshmëria për dërgesat e emigrantëve, pasojat e tërmetit, si dhe fakti që Shqipëria hyri në krizë me një ekonomi tashmë të ngadalësuar.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Firmosa nën trysni”, del dëshmia tronditëse e vartëses së Belinda Ballukut

Ai sugjeroi se vendi ynë është para mundësive të reja, teksa zinxhirët e furnizimit global po shkurtohen dhe prodhuesit europianë po shikojnë mënyra për ta afruar prodhimin në shtëpi, Shqipëria mund të jetë në një pozitë të fortë për të tërhequr investime. Colangeli tha se përtej mbështetjes afatshkurtër të likuiditetit, mendon se do të jetë e rëndësishme të krijohen kushtet për një model më gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik, në të cilin një grup më i larmishëm i industrive, rajoneve dhe grupeve sociale të kontribuojnë dhe përfitojnë nga rritja gjatë periudhës së rimëkëmbjes.

BERZH parashikoi që ekonomia shqiptare do të tkurrej me 9% gjatë 2020-s, më e larta në rajon dhe pothuajse dyfish në raport me FMN-në dhe Bankën Botërore. Pse ky pesimizëm?

Parashikimet ekonomike janë veçanërisht të pasigurta në situatën aktuale, pasi ato varen në një masë të madhe nga ecuria e COVID-19 dhe çfarë masash do të marrin qeveritë për ta frenuar atë.

Shkalla në të cilën do të ndikohen vendet individuale varet nga shumë faktorë, duke përfshirë rëndësinë relative të disa sektorëve në Prodhimin e Brendshëm Bruto, integrimin e tyre në zinxhirin global të vlerave, vendndodhjen gjeografike dhe partnerët kyç tregtarë, po ashtu dhe kushtet specifike që mbizotëronin përpara se të fillonte kriza. Shqipëria rezulton të jetë veçanërisht e ndikuar për shkak të një kombinimi të pafavorshëm të disa prej këtyre faktorëve.

Së pari, rëndësia e konsiderueshme e turizmit në ekonominë e tij, i cili duke përfshirë kontributet direkte dhe indirekte vlerësohet se zë mbi 20% të Produktit të Brendshëm Bruto. Duke pasur parasysh që kjo është përqendruar në një sezon relativisht të shkurtër veror, mund të presim që kufizimet e udhëtimit të përkthehen në një numër të reduktuar të vizitorëve të huaj dhe të ardhurave nga turizmi në vitin 2020.

Së dyti, lidhjet e ngushta tregtare me Italinë, një nga vendet më të prekura të Europës, ka të ngjarë të pësojnë ndërprerje, që do të ndikojnë në reduktimin e aktivitetit në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, siç është industria ‘fason’.

Së treti, konsumi i brendshëm mund të tkurret më shumë se në vendet e tjera, si rezultat i karakteristikave të caktuara të ekonomisë shqiptare, siç është pesha e madhe e punësimit informal, i cili është veçanërisht i prekshëm gjatë një krize, si dhe nga rëndësia ende e lartë e dërgesave të emigrantëve, të cilat ka të ngjarë të bien. Së katërti, Shqipëria hyri në këtë krizë pas tërmetit të nëntorit të kaluar, me një ekonomi, e cila kishte filluar tashmë të ngadalësohej.

Si do ta vlerësonit paketën mbështetëse të qeverisë shqiptare në raport me atë të shteteve të tjera të Ballkanit?

Masat e miratuara në Shqipëri kanë qenë kryesisht të ngjashme me ato në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë një kombinim të mbështetjes me të ardhura për kategoritë më të goditura, skema për të lehtësuar kreditimin nga bankat ndaj bizneseve, shtyrjen e pagesës së taksave, uljen e normave të interesit dhe riskedulimin e kësteve të kredisë për ndërmarrjet dhe individët.

Ajo që ndryshon midis vendeve është sasia e burimeve të vendosura në dispozicion dhe efikasiteti në zbatimin e paketave të shpallura. E para, natyrisht, është e nxitur nga pozicioni fiskal i secilit vend, dhe këtu borxhi publik relativisht i lartë dhe likuiditeti i ulët me të cilin po përballej Shqipëria në fillim të krizës nuk ka ndihmuar. E dyta lidhet me efektivitetin e administratës publike dhe aftësinë e saj për të shndërruar shpejt vendimet e marra në nivelin politik në rezultate të prekshme për njerëzit dhe bizneset në një situatë krize.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mënyrë që të zvogëlojë rreziqet e COVID-19 në ekonominë e vendit?

Në afat të shkurtër, fokusi duhet të mbetet në mbështetjen e likuiditetit të shumë bizneseve dhe familjeve të prekura nga kriza. Mendoj se është e rëndësishme që masat e shpallura të zbatohen shpejt dhe me efikasitet. Në rastet kur sistemi bankar është i përfshirë në ofrimin e kësaj mbështetje, masat duhet të konsultohen me kujdes përpara se të prezantohen.

Gjithashtu duhet të tregohet kujdes, sipas mendimit tim, për të siguruar qëndrueshmëri midis asaj që është shpallur dhe asaj që vihet në zbatim, në mënyrë që të shmanget konfuzioni dhe t’u jepet të gjithë aktorëve ekonomikë informacion i qartë se çfarë të presin. Kjo vlen edhe për vendimet për zgjatjen në kohë të masave ekzistuese, si për shembull vendimi për shtyrjen e pagesave të principalit dhe të interesit për kreditë bankare.

Gjithashtu mendoj se duhet të vazhdojnë të bëhen përpjekje për të ruajtur disiplinën e arritur vitet e fundit për pagesat e faturave të shërbimeve utilitare dhe se, në vend që të bëhen moratoriume për pagesa, duhet të shënjestrohet mbështetja me të ardhura për ato segmente të popullatës, që e kanë më të nevojshme.

Teksa gjendja e emergjencës shpresojmë të përfundojë, i një rëndësie thelbësore është planifikimi i një strategjie për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo duhet të përfshijë përdorimin më të mirë dhe të koordinuar të ndihmës së konsiderueshme të disponueshme nga partnerët ndërkombëtarë. BERZH ka disbursuar deri tani mbi 70 milionë euro dhe ne po punojmë që ta dyfishojmë këtë shumë deri në fund të vitit.

Fokusi kryesor është në mbështetjen e sektorit privat gjatë krizës përmes ristrukturimit të kredive dhe sigurimit të likuiditetit, veçanërisht përmes ndarjes së rrezikut me bankat lokale dhe zgjerimit të garancive të financave tregtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të sigurojmë fonde emergjente, nëse është e nevojshme, për të ndihmuar ofruesit e infrastrukturës jetike, siç janë energjia elektrike dhe shërbimet e ujit, në mënyrë që ato të përmbushin nevojat për likuiditete, që mund të kenë pasur si rrjedhojë e krizës.

Si e parashikoni rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare (sa do të zgjasë, cilat do të jenë pasojat në punësim, varfëri etj.)

Parashikimet tona janë për një rikuperim të shpejtë në 2021, me një rritje prej 12% të Produktit të Brendshëm Bruto, që në thelb do të mund të tejkalojë edhe humbjet e këtij viti. Kjo sigurisht nëse nuk ka një valë të dytë të rikthimit të pandemisë dhe nuk do të ketë ndërprerje të qëndrueshme ekonomike që prekin negativisht Shqipërinë, përfshirë këtu edhe fluksin e turizmit dhe tregtisë.

Por pas rikuperimit në terma të përgjithshëm, mbetet të shihet se çfarë ndikimesh do të ketë në segmente të ndryshme të shoqërisë. Kriza po godet sipërmarrësit, veçanërisht të vegjël dhe ata që punojnë në ekonominë informale. Përtej mbështetjes afatshkurtër të likuiditetit, mendoj se do të jetë e rëndësishme të krijohen kushtet për një model më gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik, në të cilin një grup më i larmishëm i industrive, rajoneve dhe grupeve sociale të kontribuojnë dhe përfitojnë nga rritja gjatë periudhës së rimëkëmbjes.

Kriza si mundësi

Kjo krizë sigurisht që do të krijojë mundësi për Shqipërinë, veçanërisht në prodhim. Teksa zinxhirët e furnizimit global po shkurtohen dhe prodhuesit europianë po shikojnë mënyra për ta afruar prodhimin në shtëpi, Shqipëria mund të jetë në një pozitë të fortë për të tërhequr investime. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe vazhdimi me reformat në lidhje me integrimin në BE-në do të jenë thelbësore për të përfituar plotësisht nga këto mundësi

Çfarë duhet bërë për ta kthyer këtë krizë në mundësi, në momentin që ajo do të përfundojë?

Kjo krizë sigurisht që do të krijojë mundësi për Shqipërinë, veçanërisht në prodhim. Teksa zinxhirët e furnizimit global po shkurtohen dhe prodhuesit europianë po shikojnë mënyra për ta afruar prodhimin në shtëpi, Shqipëria mund të jetë në një pozitë të fortë për të tërhequr investime.

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe vazhdimi me reformat në lidhje me integrimin në BE-në do të jenë thelbësore për të përfituar plotësisht nga këto mundësi. Në veçanti, mendoj se krijimi i një administrate publike miqësore ndaj biznesit, luftimi i korrupsionit dhe krijimi i një sistemi gjyqësor të besueshëm duhet të jenë prioritetet, me qëllimin përfundimtar të krijimit të një terreni të sigurt për kompanitë e huaja, që ato të investojnë me besim dhe që sipërmarrësit e vegjël shqiptarë të rriten dhe të formalizohen.

Theksi, që po vihet veçanërisht nga Bashkimi Europian, në një rikuperim të mbështetur në ekonominë e gjelbër, duhet të shfrytëzohet si mundësi edhe nga Shqipëria që të diversifikojë dhe forcojë pozicionin e saj si një furnizues kryesor i energjisë së rinovueshme, jo vetëm për rajonin, por edhe përmes linjës së interkonjeksionit nënujor përmes Malit të Zi, në Tregun italian. BERZH është duke punuar ngushtë me Qeverinë për të zhvilluar sektorin e energjisë diellore në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kemi ofruar mbështetje të ngjashme për autoritetet për energjinë e erës.

Kriza gjithashtu duhet të jetë, në këndvështrimin tim, një mundësi për të rivlerësuar modelin e turizmit që synon të ndjekë vendi. Mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Shqipëri duhet të jetë baza për të zhvilluar një ofertë më të sofistikuar të turizmit, duke zgjatur sezonin dhe për të synuar një segment më të lartë shpenzimesh të tregut global të turizmit. Në BERZH, ne jemi duke punuar në një program shumë të rëndësishëm, në partneritet me BE-në, për të forcuar konkurrencën e turizmit të Shqipërisë, duke ngritur infrastrukturën, duke rehabilituar zonat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, dhe duke rritur aftësitë dhe financimet në dispozicion për sektorin privat.

Luftoni korrupsionin

Krijimi i një administrate publike miqësore ndaj biznesit, luftimi i korrupsionit dhe krijimi i një sistemi gjyqësor të besueshëm duhet të jenë prioritetet, me qëllimin përfundimtar të krijimit të një terreni të sigurt për kompanitë e huaja, që ato të investojnë me besim dhe që sipërmarrësit e vegjël shqiptarë të rriten dhe të formalizohen

Mendoj se ky mund të jetë një element i rëndësishëm për rimëkëmbjen e turizmit në Shqipëri dhe ne me padurim presim të përshpejtojmë ritmin e zbatimit të programit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe aktorët e tjerë lokalë.

E njëjta përqasje e përqendruar në cilësi duhet të jetë sipas mendimit tim në një sektor tjetër kyç në drejtim të të ardhurave dhe punësimit – agrobiznesi. Shqipëria është shumë konkurruese në një numër të produkteve të veçanta, përfshirë ato organike, për të cilat ka një kërkesë në rritje në tregun ndërkombëtar. BERZH ka vënë në dispozicion një program të madh financimi të mbështetur nga Qeveria shqiptare, i kanalizuar përmes bankave lokale.

Deri më tani, përmes këtij programi janë disbursuar mbi 6,000 kredi me vlerë mbi 50 milionë euro, të kombinuara edhe me ofrimin e shërbimeve këshillimore dhe ekspertizës për një numër të madh të agrobizneseve shqiptare. Besoj se rritja e kreditimit nga bankat nën këtë program mund të jetë një mjet i rëndësishëm për të maksimizuar edhe mundësitë e ofruara nga grantet e programit IPARD të BE-së, të cilat mund të stimulojnë investime dhe rritje në këtë sektor të rëndësishëm.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result