Kreu i Bindjes Demokratike komenton protestat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga takimi elektoral në Korçë, ku Bindja Demokratike kandidon Nard Ollin, Astrit Patozi dha këtë koment për protestën e PD-s dhe LSI-s.

“Ajo protestë ishte epilogu i një marrëzie politike.Ne kemi qenë kundër djegies së mandateve, kundër daljes në rrugë kundra revolucionit dhe kundër goditjes së pushtetit me dhunë. Ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që mund të ndryshojë gjërat në Shqipëri sepse jemi forcë politike e djathtë dhe perëndimore.”

Sipas Pazotit mbajtja e zgjedhjeve me 30 është e paevitueshme.

“Unë mendoj që ata duan apo nuk duan 30 qershori është një datë e vendosur, ku shqiptarët janë të detyruar të shkojnë e të ndryshojnë qeverisjet e tyre vendore. Sigurisht edhe faktori ndërkombëtar ka luajtur rrolin e vet pozitiv, do të thoja në zgjidhjen e kësaj krize.”

Por si e shikon Astrit Patozi c’dekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidentit Meta?

“Në kuadrin e një marrëzie politike dhe kjo do të marrë përgjigjen e duhur me 30 qershor. Nuk ka asnjë forcë në këtë tokë, por ndoshta edhe jashtë kësaj toke, që mund të ndalojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë, për të ndryshuar qeverisjet e tyre”, ka thënë Patozi në fjalën e tij.

Top Channel

Share This Article