Kreu i forcave të armatosura franceze: SHBA, një aleat gjithnjë e më i paparashikueshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i forcave të armatosura të Francës ka deklaruar se vendimet e politikës së jashtme të SHBA-së po bëhen më të vështira për t’u lexuar.

Duke folur për nisjen e operacioneve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, Fabien Mandon tha se u habitën nga SHBA-të teksa e ka cilësuar një aleat gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe as nuk shqetësohet t’i informojë kur vendos të nisë operacione ushtarake.

“Ka një ndikim në sigurinë tonë dhe ka një ndikim në interesat tona”, tha ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili foli me Donald Trump javën e kaluar rreth konfliktit, më parë tha se vendi nuk ishte palë në konflikt në Iran.

Ai tha gjithashtu se Franca nuk do të ndihmonte në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, diçka për të cilën Trump i ka kritikuar ashpër aleatët perëndimorë.

“Ne ndërhymë në Afganistan me kërkesë të amerikanëve, të cilët thirrën Nenin 5 të NATO-s, dhe ata zgjodhën të tërhiqeshin pa na informuar”, tha Mandon në një forum për sigurinë dhe mbrojtjen në Paris. 

“Ata tani kanë vendosur të ndërhyjnë në Lindjen e Mesme pa na informuar”, shtoi ai.

Share This Article