Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla paraqitet në SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është paraqitur ditën e sotme në zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Kjo është hera e disatë që Balla është thirrur në SPAK duke qenë se është kallëzuesi mbi procesin e privatizimit të kompleksit sportive “Partizani” përgjatë periudhës së qeverisjes Berisha.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po e heton këtë rast për pastrim parash. 

Ndërkaq në SPAK është thirrur më parë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës.

Sipas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, ka të bëjë një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës në vitin 2008 e më pas që është privatizuar me një vlerë prej 100 mijë dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish- Fusha e Aviacionit.

Share This Article