Kreu i inteligjencës britanike: Ushtria ruse ka rrëzuar një avion të vetin, Putini nënvlerësoi ukrainasit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas kreut të inteligjencës britanike, ushtarët rusë të demoralizuar në Ukrainë, kanë rrëzuar aksidentalisht një fluturake të tyre – duke sabotuar vet makinerinë e tyre luftarake dhe kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat.

Sir Jeremy Fleming, kreu i GCHQ, tha se këshilltarët e presidentit rus Vladimir Putin, po kanë frikë t’i tregojnë të vërtetën se sa keq është gjendja.

Gjatë një fjalimi të rrallë publik të mbajtur gjatë të mërkurës në Australi, ky zyrtar i lartë i inteligjencës britanike tha se “informatat e Britanisë janë të njëjta me ato të Shteteve të Bashkuara, sa i përket dështimit të Rusisë në terren – ndërsa këshilltarët e tij po frikësohen t’i tregojnë të vërtetën Putinit”.

Sir Jeremy tha se Putin e ka gjykuar gabimisht situatën në Ukrainë. Ai madje ka numëruar gjykimet e gabuara nga Putin, i cili ka nënvlerësuar fuqinë dhe rezistencën e ushtrisë ukrainase. Aty përfshihen edhe pasojat ekonomike, “aftësia” e ushtrisë ruse për të siguruar një fitore të shpejtë.

“Kemi parë ushtarët rusë – që kanë mungesë të armëve dhe moralin e kanë në nivelin më të ultë, duke refuzuar të zbatojnë urdhrat – sabotuar makinerinë luftarake, madje aksidentalisht kanë rrëzuar një fluturake të tyre”, shtoi Fleming.

Ai nuk dha detaje se për sa fluturake bëhet fjalë apo nëse përfshihen aeroplanët e shpejtë apo helikopterët luftarakë. Por këto informacione që i bëri publike janë të bazuar në informata që i disponon inteligjenca britanike.

Share This Article