Kreu i Kuvendit firmosi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke pas parasysh se kushtet e imponuara nga Kovid-19, anuluan zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, njoftoj se kemi një situatë të re.

“Tanimë siç është e njohur, partitë politike kanë arritur marrëveshje për një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Kjo datë është 15 korrik 2020. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020 e kam firmosur mbrëmë dhe i njëjti është arkivuar dhe dërguar deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri tek Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut./Alsat/

Share This Article