ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 9 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 9 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 9 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 12 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kreu i NASA-s ruse: Operativ nga vjeshta, Satan-2 mund të shkatërrojë pjesë të një kontinenti

albnews by albnews
21 May, 2022
in Bota
0
Kreu i NASA-s ruse: Operativ nga vjeshta, Satan-2 mund të shkatërrojë pjesë të një kontinenti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia po pëson dëme të mëdha në fushëbetejën e Ukrainës, ku përparimet duken disproporcionale me humbjet në mjete dhe në ushtarë.

Ndoshta edhe për të fshehur këto vështirësi, ku sipas disa analistëve Kremlini ka humbur në më pak se tre muaj pothuajse një të tretën e ushtrisë aktive, personazhe shumë të afër me presidentin Vladimir Putin vijojnë të kërcënojnë Kievin dhe aleatet e NATO në mënyrën e vetme që mund të tejkalonte vështirësitë ushtarake, përdorimi i armëve bërthamore.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Kërcënimi i fundit erdhi nga Dmitry Rogozin, kreu i Roscosmos, agjencisë hapësinore ruse. Gjatë një eventi ku të ftuar ishin më së shumti të rinj, Rogozin paraqiti disa prej raketave balistike më të përparuara ruse, duke lavdëruar kapacitetin e tyre shkatërrues.

 “Disa, ato më të voglat, ne i ekspozojmë çdo vit në paradë, por më të mëdhatë as nuk hyjnë dot në Sheshin e Kuq, për nga dimensionet”, deklaroi, padyshim duke ekzagjeruar, kreu i NASA-s ruse.

Rogozin u ndal në veçanti te raketa RS-28 Sarmat, kodi ushtarak për të identifikuar raketat balistike të gjeneratës së fundit, dhe ndoshta arma më e fuqishme dhe e frikshme në dorë të rusëve.

I gjatë më shumë se 35 metra, i gjerë rreth 3 metra, raketa mund të mbaje brenda saj deri në 15 bomba atomike, duke goditur objektiva deri në 18 mijë kilometra, praktikisht kudo në botë.

 “Mund të shkatërrojë pjesë e një kontinenti”, theksoi Rogozin, një pasojë apokaliptike që i ka ngjitur raketës gjigante, që hyn në një nga 6 armët strategjike të prezantuara nga Putin në 2018, emrin Satan-2.

Sipas Rogozin, Satan-2 mund të jetë operativ në vjeshtë pas testimit zyrtar të bërë me 20 prill të këtij viti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result