Kreu i OBSH: Koronavirusi po përkeqësohet në nivel global

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse shpërthimi i koronavirusit në Evropë është duke u përmirësuar, “po përkeqësohet në nivel global”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sot në konferencën mbi koronavirusin, ai u tha gazetarëve se më shumë se 100,000 raste ishin raportuar në nëntë nga 10 ditët e kaluara, dhe se 75% e çështjeve të djeshme vinin nga vetëm 10 vende – shumica e tyre në Amerikë dhe Azinë e Jugut.

Por, pavarësisht se foli me ton shqetësues, Dr Tedros tha që OBSH ishte e inkurajuar nga “shenja pozitive” në disa vende.

“Në këto vende, kërcënimi më i madh tani është vetëkënaqësia,” shtoi ai. “Rezultatet nga studimet sesa popullata është e ekspozuar ndaj virusit tregojnë se shumica e njerëzve në nivel global janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit.”/BBC

Share This Article