Kreu i PD Sali Berisha takim me shqiptarët në Britani: Ju ftoj të dielën në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar një takim me shqiptarët në Britaninë e Madhe. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se takimi do të zhvillohet në Londër, ku do të jenë Floriana Garo, Alfred Lela dhe Besart Xhaferri.

Postimi i Berishës:

Ju ftoj të na ndiqni në takimin të organizuar nga Dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës. Do të jem në lidhje live me ju, ndërkohë në takim në adresën më poshtë ju mirëpret Floriana Garo, anëtare e Kryesisë, Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri, Kryetar i FRPD. E diel, 17 nëntor 2024, @ 1 PM, Adresa: Walthamstow, Siddeley Road, London E17 Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. #DiasporaZgjedhAtdheun

Share This Article