Kreu i ri i PD, kandidati Ibsen Elezi: Përjashtoni Bozdon e Vokshin, shtyni zgjedhjet me 14 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për të marrë kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi i kërkon Rithemelimit të përjashtojë dy anëtarët e Komisionit Elektoral, Albana Vokshi dhe Enno Bozdo, si persona që manipulojnë votat, duke paraqitur edhe një dokument nga zgjedhjet e 13 qershorit.

Elezi kërkon edhe shtyrjen me 14 ditë të datës së zgjedhjeve për kreun e PD.

“I drejtohem Komisionit të Rithemelimit dhe kandidatit rival për dakordësinë me këto kërkesa. 1 Largimin nga komisioni të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Enno Bozdo si persona të implikuar në manipulimin e votave në procesin e 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021. Shtyrjen e afatit të zgjedhjeve për 14 ditë për shkak të pamjaftueshmërisë kohore prej 10 ditësh”, tha mes të tjerash Elezi.

Share This Article