Kreu i ushtrisë britanike njofton Pentagonin: Britania e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derisa përpjekjet për vendosjen e paqes në Ukrainë po vazhdojnë, pas takimeve të shumta të presidentit Donald Trump me palën ruse dhe aleatët europianë, Britania e Madhe është shprehur e gatshme t’i dalë në ndihmë Ukrainës edhe me trupa ushtarake, përcjell Gazeta Metro.


Sipas asaj që raporton gazeta e njohur britanike The Guardian, kreu i forcave të armatosura britanike, Tony Radakin, pritet ta njoftojë palën amerikane në Pentagon sot për gatishmërinë e Britanisë të dërgojë trupa në Ukrainë.

Gjithnjë sipas raportimeve, Radakin pritet t’ua kumtojë amerikanëve planet e Britanisë për të dërguar trupa në Ukrainë, por jo për t’i vendosur shumë afër kufirit me Rusinë.

Po ashtu, mendohet se Radakin do t’i njoftojë amerikanët se ushtria britanike është e gatshme ta mbrojë qiellin e Ukrainës dhe sigurinë në det, duke ndihmuar po ashtu në ndërtimin e ushtrisë ukrainase pas luftës.

Në takimin që presidenti Trump pati me presidentin Zelensky, amerikani tha se SHBA-ja do të ndihmojë në garancat e sigurisë për Ukrainën. Një ditë më vonë, ai njoftoi se trupat amerikane nuk do të vendosen në Ukrainë, por se SHBA-ja do të ndihmojë në mënyra tjera.

Share This Article