Kreu i Wagner përballet me të besuarit e Putin: Jeni tradhtarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi i grupit të mercenarëve rusë ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin akuzoi të martën krerët e lartë të ushtrisë së Putin se nuk po furnizojnë luftëtarët e tij me armë, duke e quajtur këtë lëvizje si të pandershme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes e hodhi poshtë pretendimet duke thënë se akuzat për mungesë municionesh janë absolutisht të pavërteta.

Prigozhin ka marrë një rol kryesor që nga fillimi i luftës në Ukrainë me grupin e tij ‘Wagner’ që udhëhoqi betejën për qytetin e Bakhmutit. Por këtë vit, atij iu hoq e drejta për të rekrutuar të burgosur në një lëvizje të Kremlinit për të frenuar ndikimin e tij.

“Thjesht bëhet fjalë për një kundërshtim të drejtpërdrejtë për të pajisur luftëtarët e Wagner-it. Kjo është baraz me një tradhti të lartë. Shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes po japin urdhra majtas e djathtas, jo vetëm të mos i japin ‘Wagner-it’ municione, por të mos e ndihmojnë atë me transportin ajror”, shkroi Prigozhin në rrjetet sociale.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka thënë më herët se ‘Wagner’ nuk është nën kontrollin e saj edhe pse varet nga shteti për një pjesë të armëve e logjistikës.

Share This Article