Kreu i Wagner vijon akuzat ndaj Moskës: Tentuan të hedhin në erë ushtarët tanë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Yevgeny Prigozhin, kreu i organizatës paraushtarake Wagner, i cili shpesh e ka gjetur veten në mosmarrëveshje me drejtuesit e lartë të Rusisë, e ka çuar më tej krisjen duke akuzuar forcat pro-Moskës se po përpiqen të “hedhin në erë” njerëzit e tij.

Luftëtarët e Prigozhin pretenduan se morën kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, pas disa muajsh beteje të përgjakshme dhe nga ajo kohë ua kanë dorëzuar pozicionet e tyre forcave ruse

Prigozhin u shpreh sot se trupat e tij kishin gjetur disa vende ku zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes kishin vendosur eksplozivë, duke përfshirë mina antitank.

Ai u shpreh se lëvizja “nuk ishte e nevojshme për të penguar armikun”, teksa deklaroi se kjo lëvizje mund të ketë qenë e qëllimshme kundër ushtarëve të Wagner.

Share This Article