Kryeparlamentari në detyrë, Galuk Konjufca pas takimit me partitë politike, ka folur për dy skenarët e mundshëm të krijimit të Qeverisë.
Ai ka thënë se një Qeveri e ardhshme kur krijohet ka parasysh dy skenarë.
“Një Qeveri e ardhshme e Kosovës kur krijohet i ka dy skenarë dhe kemi një vijë të demarkacionit të saktë mes këtyre dy skenarëve. Skenari i Qeverisë të shkurtë që qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit, ose skenari i dytë krijimi i një Qeverie e cila është e aftë me zgjedh edhe presidentin”, tha Konjufca.
Ai u shpreh se nuk mund të tregoi se cilin skenar e përqafon LVV-ja si partia e parë në vend e që e ka mandatarin për formimin e Qeverisë.
“Cilin skenar e përqafon LVV-ja nuk mund tua them këtë. Këtu po flas si kryetar i Kuvendit të legjislaturës së tetë. Për koalicionet duhet të vini në LVV”, tha Konjufca.
Konjufca u pyet edhe për raportimet se ai mund të jetë kryetar i ardhshëm i Prishtinës dhe se Fatmir Limaj nga Nisma do të jetë kryeparlamentar.
Ai u shpreh se nuk mund të konfirmoj asgjë.
“Jo s’mund ti konfirmoj se nuk po e di ku pi merrni. Nuk e di a i keni kry krejt ato fazat me thirr at deputetin me vet a është e vërtetë apo jo. Nuk mund ta konfirmoj se nuk e kam parë as lajmin”, tha Konjufca.