ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 36 seconds ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 3 minutes ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 5 minutes ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 7 minutes ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 9 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

albnews by albnews
6 November, 2025
in Kosova
0
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mandatimi i Glauk Konjufcës, propozimi i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje,  për formimin e Qeverisë së re nga presidentja Vjosa Osmani ka nxitur reagime të shumta në skenën politike të Kosovës.

Partitë opozitare kanë përsëritur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas Partia Demokratike të Kosovës vendimi i presidentes Osmani është humbje kohe dhe thellim i krizës institucionale.

RelatedPosts

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

E rëndë në Malishevë! Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

Rritja e çmimit të energjisë nga 1 janari? Gërxhaliu: Goditja më e madhe për qytetarët e Kosovës

“Kriza e stërzgjatur e këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur çdo sektor, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja”- thuhet në një deklaratë të PDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk kanë votë për Konjufcën dhe asnjë qeveri të pakicës. Sipas tyre, vendimi i presidentes Osmani për mandatimin e nënkryetarit të LVV-së për kryeministër është zvarritje e qëllimshme për të shtyrë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Glauk Konjufca, me mandatar të trashëguar në rrethanat e tanishme politike, duke kuptuar qartë dhe saktë vullnetin qytetar, duhet të jetë i sinqertë me veten. Më shumë dhe shumë më shumë sesa kryetari i tij. Të konstatojë se nuk ka shumicë për kryeministër”, u shpreh Lumir Abdixhiku, Kreu i LDK-së.

“Nuk e di se çfarë po tenton të bëjë LVV-ja. Pa një koalicion askush nuk e voton një mandatar kur nuk kanë një marrëveshje politike apo koalicion politik… Në asnjë formë nuk e ka obligim ndonjë parti e cila nuk është në qeverisje dhe as në ndonjë koalicion ta votojë qeverinë e huaj” , tha Time Kadriaj, Deputete e AAK-së.

Konjufca ka 15 ditë kohë , deri më 19 nëntor, për të paraqitur përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit. Sipas Kushtetutës, nëse ai nuk arrin të zgjidhet kryeministër, duhet të shpërndahet parlamenti dhe presidentja Osmani të shpallë zgjedhjet e reja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result