Krijohet Muzeu i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Përmet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas restaurimit të pjesshëm të sallës së Kongresit të Përmetit nga Ministria e Kulturës në mjediset e brendshme të saj, bashkia e Përmetit krijoi Muzeun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që i ka munguar prej 30 vitesh historisë së Përmetit.

“Lufta antifashiste është pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve. Me këtë luftë shqiptarët u bënë pjesë e aleancës së madhe antifashiste, prandaj vlen të respektohet e t’i jepet vendi që i takon”, thekson bashkia.

Bashkia e Përmetit bën të ditur se “jemi munduar të grumbullojmë e të ekspozojmë gjithçka nga lufta partizane si: foto, dosje ,armë dhe sende të përdorura gjatë Luftës. Dosjet e dëshmorëve ekspozohen pas shume vitesh harrese. Ato do të pasurohen në vijimësi me informacione të reja”.

“Besojmë se me këtë muze modest i shtojmë një vlerë turistike Përmetit si dhe një kujtesë historike brezave. Vazhdojmë me Muzeumin Etnografik dhe Arkeologjik si dhe me dhomën e “Artizanëve përmetarë”, tha bashkia./ATSH/

Share This Article