Igli Cara Kandidat për Kryetar i Bashkisë Durrës Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Të bësh biznes në Durrës është gjithmonë e më vështirë!
Ndaj jam falenderues për këdo që kontribuon, jo vetëm për familjen, por për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Kjo do të jetë moto jonë, që do të bazohet në hapa konkretë, për të qenë një mbështetje e vazhdueshme, për çdo subjekt tregtar në Durrës:
* Rishikimi i menjëhershëm i taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre
* Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin
* Përditësimi i regjistrit të biznesit
* Taksa 0 për startup, për bizneset rinore dhe të teknologjisë
Këto nuk janë të vetmet lehtësi për biznesin, gjatë katër viteve të ardhshme.
Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!
Qyteti je ti!