Krim i rëndë në familje, djali vret nënën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë, ku djali ka ekzekutuar të ëmën.

Vrasjen e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

 ‘Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar’, ka deklaruar Rugova.

Share This Article