Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi.
Një familje shqiptare është gjetur e masakruar me thikë brenda në shtëpinë e tyre në zonën e Andravida.
Mediat greke raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë, të moshës 1 dhe 2 vjeç.
Ka qenë fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, që ka gjetur pasditen e sotme prindërit e tij, çiftin shqiptar dhe dy fëmijët e tjerë 1 dhe 2 vjeç të masakruar me thikë.
11-vjeçari mësohet se ishte kthyer në shtëpi pas një aktiviteti sportiv dhe kishte parë skenën tronditëse.
I shokuar ai ka lajmëruar fqinjët dhe këta të fundit policinë.
Fillimisht policia dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe 2 fëmijët e më pas vrau veten
Por pak më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryet nga ish-bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11-vjeçar, i vetmi që shpëtoi gjallë.
Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, ka folur i shokuar për ngjarjen duke konfirmuar se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Andravida.