Një grua 32 vjeçare shqiptare është arrestuarnga policia spanjolle pasi akuzohet se ka mbytur djalin e saj 2 vjeçar.
Fillimisht shqiptarja kishte telefonuar në numrin e emergjencës se fëmija i saj ishte rrëzuar aksidentalisht në shtëpi, por më pas u vërtetua se nëna 32 vjeçare ka ushtruar dhunë derisa 2-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sipas hetimeve dhe autopsia tregoi se 2-vjeçari kishte disa mavijosje që nuk përputheshin me versionin e nënës.
Ndërkaq, fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2 vjeçarit. Ajo u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ku ka tentuar edhe të vetëvritej, transmeton Panorama.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar kur gruaja thirri shërbimet e urgjencës duke kërkuar një ambulancë për të ndihmuar djalin e saj, i cili me sa duket ishte pa ndjenja në atë kohë për shkak të një goditjeje të fortë të shkaktuar aksidentalisht teksa luante, shkruajnë mediat spanjolle.
Në atë moment u siguruan që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i tij binjak, një i mitur, i cili, si në rastin e të ndjerit, kishte disa mavijosje që tregonin për keqtrajtim nga e ëma, e cila jetonte e vetme me ta.
Djali 2 vjeçar u dërgua në spitalin e Alicante-s, ku u kryen analizat radiodiagnostike që vërtetuan se për shkak të llojit të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht frakturave, nuk bëhej fjalë për një aksident, por për vrasje.