Krimet e Stalinit, nisin gërmimet për varrezë masive në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë nisur gërmimet për atë që besohet se mund të jetë një prej varrezave më të mëdha masive të Ukrainës në afërsi të qytetit jugor Odesa. Rreth 40 mijë persona ishin vrarë në rajonin e Odesës në kohën kur Bashkimi Sovjetik qeverisej prej diktatorit Josef Stalin.

Më shumë se tetë mijë persona mund të jenë varrosur në varrezat masive që së fundi janë zbuluar rreth dhjetë kilometra larg Odesës. Autoritetet ukrainase u kanë dërguar kërkesa arkivave rumune, gjermane dhe ruse për të ndihmuar gjatë identifikimin të mbetjeve mortore.

Autoritetet duhet ta mësojnë nëse viktimat ishin vrarë pranë varrezave, apo ishin sjellë pas ekzekutimit. Përgatitjet shpresohet se do të përfundojnë deri në fund të vitit, për të vazhduar pastaj me gërmime, ka bërë të ditur Andrij Bizhko, drejtor i organizatës së ngarkuar me operacionin e gërmimeve.

Historiania Tetjana Samojlova ka thënë se Ukraina është e interesuar ta zbardhë historinë e saj, pavarësisht krimeve të kryera në territorin e saj. 

Share This Article