ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  15 minutes ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 17 minutes ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  19 minutes ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 20 minutes ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 22 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Kriminalizohen si krime kibernetike dhe akte terroriste, përgjimi, vjedhja e identitetit, mesazhet kërcënuese elektronike, ideologjitë ekstremiste dhe thirrjet për dhunë

albnews by albnews
28 August, 2025
in Shqiperia
0
Kriminalizohen si krime kibernetike dhe akte terroriste, përgjimi, vjedhja e identitetit, mesazhet kërcënuese elektronike, ideologjitë ekstremiste dhe thirrjet për dhunë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kuadër të hartimit të Kodit Penal të ri, legjislacioni shqiptar po ndryshon për t’iu përshtatur sfidave moderne. Fokusi kryesor është vendosur në dy fusha me rrezikshmëri të lartë: veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale kibernetike. Këto ndryshime reflektojnë nevojën për të mbrojtur shoqërinë dhe infrastrukturën kritike nga kërcënime të reja.

Kodi i ri penal i kushton një rëndësi të veçantë veprave të terrorizmit duke i renditur ato ndër të parat. Ndër risitë kryesore janë financimi i udhëtimeve për qëllime terroriste. Kodi kriminalizon sigurimin e fondeve për të mundësuar udhëtimin jashtë vendit për qëllime terroriste.

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Vepër terroriste do të konsiderohet edhe nxitja publike për akte terroriste. Kjo do të thotë se Kodi kriminalizon thirrjet, nxitjen dhe propagandën për akte terroriste, nëpërmjet çdo forme komunikimi.

Një rëndësi dhe seriozitet të veçantë merr edhe terrorizmi kibernetik. Ndryshimet në Kod kriminalizojnë veprimet që shkaktojnë terror duke përdorur teknologjinë e informacionit për të dëmtuar sisteme kibernetike, rrjete dhe infrastrukturë kritike, si dhe çdo akt terrorist i kryer me mjete, pajisje ose materiale bërthamore.

Ndryshimet në Kodin e ri Penal prekin edhe qëndrimin ndaj ekstremizmit, duke kriminalizuar pranimin dhe promovimin e ideologjive ekstremiste që përdorin dhunën për të arritur objektivat e tyre politike, fetare apo sociale

Veprat penale kibernetike

Me avancimin e shpejtë të teknologjisë, Kodi i ri Penal shton një kapitull të dedikuar krimit kibernetik. Disa nga risitë dhe riformulimet kryesore janë përgjimi i paligjshëm i të dhënave kibernetike, duke e kriminalizuar përgjimin e paligjshëm të të dhënave jo-publike.

Po kështu edhe hyrja e paautorizuar në sisteme kibernetike dhe rrjete me rëndësi të veçantë, do të konsiderohet vepër kriminale, bashkë me ndërhyrjen në të dhënat dhe sistemet kibernetike, duke kriminalizuar dëmtimin, fshirjen ose bërjen të papërdorshëm të të dhënave dhe sistemeve të tjetrit.

Falsifikimi dhe mashtrimi kibernetik janë vepra të reja që kriminalizohen në lidhje me krijimin e të dhënave të rreme dhe marrjen e përfitimeve të paligjshme financiare nëpërmjet sistemeve kibernetike, duke përfshirë edhe mashtrimet me mjete pagese.

Po kështu do të konsiderohet edhe vjedhja e identitetit digjital, duke përdorur identitetin e një personi tjetër për të kryer krime, si dhe ngacmimi duke shfrytëzuar mjetet e komunikimit elektronik. Kjo vepër kriminalizon dërgimin e mesazheve me qëllim frikësimi, ngacmimi, apo shkaktimi i shqetësimeve emocionale.

Një vepër e re e parashikuar për të parandaluar dhe ndëshkuar janë edhe abuzimet me certifikatat e nënshkrimit elektronik, si dhe transmetimin e mesazheve të shumta mashtruese si spam.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result