Krisje në raportin me Kurtin/ Osmani: Nuk ka luftë politike, në diskutim është interesi kombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para mediave për raportet e saj dhe të Kryeministrit Albin Kurti. Osmani u shpreh se nuk ka luftë politike me Kurtin e askënd tjetër dhe se çdo problem është i tejkalueshëm kur në diskutim është interesi kombëtar.

“Nuk ka luftë politike, si president luftoj vetëm për një gjë kushtetutshmërinë. Kur vendoset interesi shtetëror çdo dallim është i tejkalueshëm. Cili ka qenë dallimi dihet. Tash është e domosdoshme që të gjitha institucionet, partitë, bashkërisht të ulemi dhe të diskojmë për çështjet e interes nacional. Këto tema nuk janë detaje të parëndësishme, gjithë e duam Kosovën, kur ulemi së bashku dhe vendosim së bashku, domosdoshmërisht rezultati do jetë i mirë.. Përtej dëshirës dhe vullnetit e kam edhe detyrë kushtetuese ta mbroj Kushtetutën”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës tha se nuk mban raporte personale me asnjë nga partitë politike. Gjithashtu Osmani shtoi se bashkëpunon me të gjitha institucionet për interes të qytetarëve.

“Nuk ka pasur raport Osmani-VV, presidentja nuk mban raport VV, raporti është ndërinstitucional, është detyrë e gjitha institucioneve të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve. Duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk ka lidhja partiake ndonjë rëndësi. Ajo për të cilën angazhohem është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe interesin e Kosovës… nuk besoj ndonjëherë në histori të Kosovës, një president me vullnet kaq të madh që të bashkëpunoj me Qeverinë Kuvendit, partitë që përfaqësojnë qytetarët, se vullneti që e kam dhënë unë”, tha ajo.

Share This Article