Kristjan Asllani totalisht jashtë planeve të Torinos, trajneri as nuk e grumbullon për ndeshjen e Kupës së Italisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq, pasi aktualisht mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e di ende se ku do të vazhdojë karrierën e tij në pjesën e dytë të këtij sezoni.

Torino nuk e ka më në plane dhe po mendon kthimin e tij tek Interi pasi nuk ka ndër mend që në fund të sezonit të shpenzojë 11,5 milionë euro për mesfushorin e Kombëtares.

Ky opsion sa vjen dhe përforcohet edhe më shumë. Së fundmi trajneri Marko Baroni e ka lënë jashtë listës së grumbulluar me 22 lojtarë për ndeshjen e sotme kundër Romës  në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Share This Article