“Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur”, Berisha: Çdo votë duhet numëruar me seriozitetin maksimal

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit doli në një deklaratë për shtyp, ku bëri thirrje për strukturat e partisë që të bëjnë “gjithçka për të mbrojtur çdo votë, me përkushtimin më të madh”.

“Çdo votë kundër regjimit meriton vlerësimin më të madh. Unë sot këtë kam qëllim kryesor të daljes para jush (gazetarëve). Duhet treguar serioziteti maksimal në numërimin e çdo vote të hedhur në kuti”, tha fillimisht Berisha.

Më tej, kreu demokrat komentoi rezultatet e deritanishme, ku Partia Socialiste ka thelluar diferencën me opozitën.

“Të durojmë për të përfunduar edhe numërimin e votës së fundit. Atëherë, PD-ja do të bëjë të gjithë vlerësimet e saj. Nëse punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë, nëse mbillen hektarë toke me kanabis për votë, nëse patë qendrat e votimit të mbushura me patronazhistë, nëse patë faljen dy netë para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë ua vini vetë emrin zgjedhjeve. Por, unë sot jam këtu për t’i bërë thirrje strukturave të numërojnë çdo votë”, theksoi Berisha.

Sipas Berishës, “kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirshme”.

“Nuk ka njeri që vë në dyshim këto që themi ne, por unë sot jam këtu për të kërkuar nga strukturat e PD-së që të numërojmë çdo votë”, nënvizoi Berisha.

Share This Article