Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas kritikave për vendimet, që kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i drejtuan gjykatës më të lartë të vendit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasada thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit.

“Ambasada Gjermane në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ky reagim vjen dy ditë pasi Kurti kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit dhe një ditë pas reagimit të gjykatës kushtetuese. Kjo e fundit ka shprehur shqetësim për “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë.

Përmes një reagimi, Kushtetuesja tha më 8 shtator se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj”.

“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, u tha në reagim.

Sipas gjykatës në të lartë në Kosovë, vendimet e saj bazohen në Kushtetutë, praktika gjyqësore dhe në standarde ndërkombëtare. 

Share This Article