Kritikat ndaj Meguajërit, Sauthgejt i del në mbrojtje: Vetëm tifozët idiotë tallen, ai ka qenë një kullë force për ne

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglia fitoi në transfertën me Skocinë, me rezultatin 3-1. Goli i vetëm për skocezët në miqësore u shënua nga mbrojtësi i “tre luanëve”, Herri Meguajër.

Ai u aktivizua në minutën e 46′ teksa në të 67′ shënoi autugolin. Kaq ka mjaftuar që tifozët e Skocisë të tallen me të.  Por trajneri Garet Sauthgejt i ka dalë në mbrojtje Meguajërit në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm për ne në fundjavë në barazimin 1-1 me Ukrainën, ndërsa përsa i përket autogolit vetëm tifozët idiotë reagojnë. Ne po krijojmë një problem për lojtarin tonë. Disa nga artikujt që u shkruan, disa nga komentet që u bënë, ishin një shaka absolute. Ai ka qenë një kullë force për ne gjatë një prej periudhave më të suksesshme të futbollit anglez”, deklaroi tekniku i Kombëtares angleze.

Share This Article