ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 4 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 4 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 4 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 4 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Kritikat ndaj qeverisë Rama, Bushati: SPAK nuk mund të zëvendësojë qeverisjen

albnews by albnews
29 September, 2023
in Shqiperia
0
Kritikat ndaj qeverisë Rama, Bushati: SPAK nuk mund të zëvendësojë qeverisjen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që kur është larguar nga qeveria, Ditmir Bushati është rezervuar të komentojë mënyrën sesi po qeveris Partia Socialiste, por në intevistën me gazetaren, Elona Meço, ai ka folur dhe dukshëm ka qendrime kritike për cilësinë e qeverisjes.

“Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen”.- u shpreh Ditmir Bushati në emisionit “Pa Censurë”.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Ai mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat  e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike.

“Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.”- theksoi zoti Bushati në intervistën me gazetaren Elona Meço në RTSH.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’I treguar qeverisë standardin që duhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore të individëve.

“KE ndërmori  veprime  për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe  të mos presim vetëm nga SPAK-u”- u shpreh Ditmir Bushati. Zoti Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.

Më poshtë, një pjesë nga intervista me ish Ministrin  e Jashtëm në emisionin Pa Censurë”

Elona Meço: Si i shikoni zhvillimet në PS, mënyrën sesi ajo po qeveris? Gjykoni se ka rrëshqitje demokratike, siç shpreheni diku?

Ditmir Bushati: Ka një fenomen, i cili më shqetëson. Sa më shumë fiton PS në zgjedhje pa opozitë apo në zgjedhje pa rivalë të vërtetë, kjo nuk përkthehet në më shumë ushtrim të përgjegjësive politike nga ana jonë.

Elona Meço: Çfarë do të thotë të ushtrojë përgjegjësitë politike? Të qeverisë më mirë, të ketë më pak korrupsion?

Ditmir Bushati: E para është besimi që njerëzit japin dhe duhet ta kthesh mbrapsht përmes mirëqeverisjes. Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës. Këtu futemi tek qeverisja, tek ushtrimi i përgjegjësive të qeverisjes. Më shqetëson fakti që ne po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurencës dhe e riskut që merr përsipër sipërmarrja, por, në shumicën e rasteve, vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3,4 apo 5 individëve,  qoftë përmes PPP-ve, qoftë përmes kontratave, që, siç po rezultojnë, nuk na qenkan dhe aq të suksesshme. Pra, nëse ju jeni një sipërmarrës, marr rastin e incineratorit, ju nuk keni vendosur asnjë risk në këtë biznes. Të gjitha paratë kanë ardhur automatikisht nga buxheti i shtetit, pavarësisht formës PPP apo shërbime. Pas disa vitesh, u desh që SPAK të sekuestrojë një vepër, që quhet incineratori i Tiranës dhe tani  të administrohet nga shteti. Përgjegjësia e politikës nuk është për t’u përfshirë në politikën inkuizicionale për të thënë se kush është fajtor, por për të marrë hapat dhe veprime në kohën e duhur.

Elona Meço: I ka marrë qevera ndërkohë, shikoni që t’i ketë marrë?

Ditmir Bushati: Nuk I ka marrë, se nëse do t’i kishte marrë nuk do ta kishim bërë këtë bisedë. Po marr një shembull, nga i cili duhet të mësojmë. Çfarë ndodhi me fondet IPARD të BE-së? Kishte sinjalizim për shpërdorim të një pjese të fondeve. OLAF, një njësi e specializuar e Komisionit Europian për hetimin, sinjalizoi  qeverinë shqptare dhe Komisionin Europian. KE ndërpreu fondet deri në momentin që hetimet duhet të mbylleshin. Tani,  më thoni ju, nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë?  Qeveritë , administrata, KE në rastin në fjalë, ndërmarrin veprime  për të ndaluar gjakderdhjen financiare.

Elona Meço: Çfarë duhet të kishte bërë qeveria? Zoti Rama e mori vendimin e vet  dhe e ndryshoi ministren.

Ditmir Bushati: Mora rastin e IPARD-it për të treguar standardin, të cilin në duhet ta ndjekim për këto çështje.

Elona Meço: Pra, nuk duhet të presim SPAK-un, duhet që qeveria të marrë vetë nismat?

Ditmir Bushati: Absolutisht. Ne kemi, KLSH, zyra auditi, zyra të monitorimit të projekteve, pra gjithë këta mekanizma duhet të funksionojnë, prandaj thashë sesi ne duhet ta kthejmë borxhin mbrapsht tek publiku. Kjo do të thotë se cilat janë mësimet që nxjerrim. Pra para se të bëjë lumin e padive në SPAK dhe të bërtasim kush e ka fajin, qeverisja duhet të ecë me një paketë  masash që, në thelb, përmirësojnë qeverisjen, reformojnë administratën publike. Nëse ne jemi një forcë e majtë, nuk them të qendrojmë e të jemi dogmatikë, porn e duhet të jemi në gjendje të themi pse një shërbim ekskluzivisht publik ne e japim tek një privat dhe çfarë marrin në këmbim? Marrim një shërbim më të mirë? Këto janë debatet që duhet të na shqetësojnë, edhe kur flasim për 2030-ën, 2040-ën, 2050-ën.

Elona Meço: Dhe një pyetje të fundit. Keni një përlufizim për opozitën sesi paraqitet sot?

Ditmir Bushati: E vështirë të jap një përkufizim për opozitën, pasi gjendja aktuale nuk është domosdshmërisht vetëm për fajin e opozitës. Janë disa faktorë që jemi në këtë situatë. Nuk jam i lumtur për këtë. Është si puna e biçikletës që ka 2 rrota. Me 1 rrotë nuk pedalon dot, duhen të dyja rrotat dhe, nëse nuk ka balancim dhe kundërbalancim politik,  nuk është mirë për shëndetin e jetës politike në vend. Aq më tepër ne nuk vijmë nga një traditë e ndritur. Po ta shohësh zhvillimin e Shqipërisë në këto 3 dekada e pak, në momentet që ka patur më shumë mirëkuptim politik, më shumë respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut, respekt për kundërshtarin, jo akaparim të kundërshtarit, Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë progresin më të madh. Kujtojmë 2008-ën me NATO-n, p.sh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result