Kritikët e Bashës: Nuk njohim zgjedhjet në PD

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja për kryetar e PD-së, Edit Harxhi dhe disa prej figurave kryesore të së djathtës si ish-presidenti Bujar Nishani, ish-ministri Arben Imami dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani deklarojnë se zgjedhjet në PD u manipuluan.

Ata kanë renditur edhe shkeljet e kryera për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën. Nishani ngriti shqetësimin e përjashtimit nga e drejta e votimit të anëtarëve të PD-së, ndërsa Arben Ristani u shpreh se nuk është respektuar as statute dhe as ligji për partitë politike..

Kandidatja për kryetare në Partinë Demokratike, Edith Harxhi, e ka cilësuar të pabarabartë procesin e 13 qershorit. Tre ditë pas zgjedhjeve të brendshme në selinë blu, sëbashku me anëtarët e grupimit për PD-në, Edith Harxhi renditi të gjitha shkeljet e konstatuara në zgjedhjet e së dielës.

Ish-presidenti Bujar Nishani denoncoi përjashtimin e anëtarëve të PD-së nga e drejta për të votuar, si dhe votimin disa herë nga një person.

Për ish-ministri Arben Imami nuk ka asnjë arsye që listat e anëtarëve demokrat të mbahen të fshehta.

Ish sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani akuzoi kreun demokrat se nuk ka zbatuar ligjin ‘Për partitë Politike’.

Grupimi për PD theksoi edhe njëherë se Partia Demokratike ka nevojë për reformim.

Share This Article