Kritiku kryesor i Putinit/ U dënua me 19 vite burg për ekstremizëm, gjykata ruse merr vendim për kërkesën e kryeopozitarit Navalny

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë ruse ka refuzuar apelin e kritikut të Kremlinit, kryeopozitarit Alexei Navalny, kundër dënimit të tij me 19 vjet burg.

Sipas mediave të huaja, apeli i tij u refuzua nga një gjykatës i Moskës pas një seance në të cilën Navalny mori pjesë me lidhje video.

Procedurat u mbyllën për mediat, pavarësisht protestave të Navalny dhe avokatëve të tij.

Muajin e kaluar, lideri i opozitës ruse i burgosur u dënua me 19 vjet burg pasi u shpall fajtor për akuzat për ekstremizëm në lidhje me aktivitetet e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK).

Ai po vuante më herët një dënim nëntë vjeçar për një numër akuzash që ai pretendon se janë të motivuara politikisht.

Kujtojmë se Navalny ka qenë opozitari kryesor i pushtetit të presidentit të Rusisë, Volodymyr Putin, i cili organizonte protesta dhe dilte hapur përballë padrejtësive dhe diktaturës në Moskë.

Share This Article