Kriza e çmimeve, turizmi në Korçë më dobët se në periudhën e pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kriza e çmimeve dhe situata aspak e mirë ekonomike është duke u reflektuar në qytetet të cilat mbajnë ekonominë e tyre me turizëm. Si asnjëherë më parë në vitet e fundit edhe Korça po përballet me mungesë vizitorësh apo prenotimesh.

Operatorët turistikë shprehen se jo vetëm ditët e javës, por edhe fundjavat janë pothuajse bosh dhe pa prenotime në hotele.

Jo vetëm kaq, por një situatë e tillë ka bërë që të mungojë edhe krahu i punës, duke bërë që të rinjtë që punojnë në hoteleri turizëm të largohen jashtë vendit ose në qytete të tjera të vendit.

Bashkia Korçë ka përgatitur që nga nisja e sezonit në fillim qershori një program të ngjeshur artistiko-kulturor, por duket se diçka e tillë nuk po i tërheq pushuesit

Share This Article