Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji elektrike të mbi 1.5 milionë qytetarëve të Kosovës.

Për rehabilitimin e tyre, për ta rritur sigurinë e furnizimit me energji përballë rritjes së nevojës së qytetarëve për rrymë, vetëm më 2025 janë ndarë miliona euro, sipas Qeverisë në detyrë.

Investime milionëshe në rrjet përmendën edhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Megjithatë, periudha e fundvitit sikur i rrëzon të gjitha matematikat. Ulja e temperaturave atmosferike, dyndja e diasporës në Kosovë – të gjitha ndikojnë nga pak.

KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për kursim të energjisë në orët e pikut, për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me rrymë – konsumi i energjisë ka arritur ditëve të fundit në mbi 1.365 megavat rrymë brenda një ore.

Për shkak të ngarkesës së madhe në rrjetin e shpërndarjes pati ndërprerje të rrymës në disa qytete. Bizneset u ankuan për dëme të mëdha.

Ka, po ashtu, shqetësime që reduktimet mund ta cenojnë edhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Prodhimi vs. importi

Kosova arrin ta prodhojë 94 për qind të energjisë – apo rreth 800 megavat në orë – përmes djegies së thëngjillit, ndërsa sasinë tjetër e siguron nga burimet e ripërtërishme: hidrocentralet, panelet diellore dhe turbinat e erës.

Ish-ministri i Energjisë i Kosovës, Ethem Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se thelbi i krizës qëndron te mungesa e investimeve kapitale në sektorin e energjisë, dhe te pamundësia për të tërhequr investitorë të mëdhenj, prandaj çmimi i rrymës do të rritet vazhdimisht.

“Investimet janë arna-arna. Nuk kanë mundur ta mbajnë prodhimin blloqet e Kosovës A dhe B, nuk është hapur tregu për investime private në energjinë diellore dhe të erës. Janë investime minimale”.

Sipas tij, paratë e shtetit janë duke shkuar kryesisht në blerje të energjisë, dhe kjo është një politikë krejtësisht e gabuar.

Share This Article