ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjoksi që thith gjoksin, orgji skeletoresh dhe penise pesë metra të lartë: Marina Abramović në shfaqjen e saj më të guximshme ndonjëherë 2 hours ago
Teoritë dhe akuzat konspirative përhapen ndërsa ethet e Farage të Partisë Laburiste tronditin Reformën 2 hours ago
Jane Goodall, primatologe e njohur botërisht, vdes në moshën 91 vjeç 2 hours ago
Rënia e Baroneshës Bra: Si u ndërtua jeta e Michelle Mone-s plot mburrje verbuese mbi pandershmëri të pakrahasueshme në jetën publike… 2 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Të drejtat e azilit me biletë të artë do të marrin fund’ dhe ‘Ktheni paratë, z. Mone’ 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kriza e punëtorëve në Tiranë/ Emigrimi prek marketet, serviset dhe furrat e bukës

albnews by albnews
19 June, 2023
in Albania
0
Kriza e punëtorëve në Tiranë/ Emigrimi prek marketet, serviset dhe furrat e bukës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Dje intervistova një djalë 31-vjeç i sapo kthyer nga Gjermania. Kur e pyeta se sa vite pune eksperiencë kishte, u çudita kur më tha vetëm 3 vite në Gjermani. Dhe pas 10 minuta nisje të punës, më kërkoi të ndizte cigaren”, shton duke buzëqeshur një pronar servisi në Tiranë. Largimet jashtë vendit kanë futur në krizë tregun e serviseve, çka ka bërë që pronarët të rritin pagat e stafit ekzistues, por edhe të qëndrojnë me orë të zgjatura në punë.

Por me rritjen e pagave, janë rritur dhe shërbimet, duke rënduar xhepin e konsumatorit.

RelatedPosts

Kursi i këmbimit 2 tetor 2025

Historia e një biçiklete: e vjedhur në Basel të Zvicrës, e dërguar me autobus në Prizren, e shitur në Tiranë dhe e konfiskuar po aty nga policia…

Operacioni i policisë në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS

“Me stafin jam treguar i kujdesshëm, megjithëse nuk janë shumë të edukuar me kulturën e punës, përpiqem të toleroj sepse do detyrohem ti bëj vetë më pas punët“, shton një tjetër pronar servisi, në zonën e Laprakës.

Rasti më i fundit ishte një xhenerik që kishte mbi 5 vjet në servis dhe tani ka emigruar në Itali. Sipas tyre, megjithë rritjen e pagave, është e vështirë t’i bindësh të qëndrojnë, kur çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm.

“Më shumë se 70 mijë lek nuk ua bëj dot pagën. Sigurisht kam mekanikë dhe me paga 100 mijë lek, por pjesa më e madhe janë punëtorë. Kjo kategori e pakualifikuar vijon të jetë në mungesë. Ndërsa për mekanikët e xhenerikët, i gjithë tregu në vend është në krizē“, thotë një tjetër subjekt biznesi shitje dhe riparimi të mjeteve motorike.

Mira është punëtore në një nga furrat e zonës së “Don Boskos”. Ajo punon dy turne përditë pasi prej disa muajsh, vendet bosh në furrë si pasojë e largimeve, nuk janë zëvendësuar.

“Punoj prej 2 vitesh tek kjo furrë si bukëpjekëse. Prej 3 muajsh punoj me 2 turne, më kanë rritur pagën por është shumë rraskapitëse kjo punë. Nevoja për të ardhurat më detyron të pranoj këto kushte pune,“- thotë ajo.

Nga ana tjetër, kriza për punëtorë ka prekur dhe supermarketet. Megjithëse, me përfundimin e shkollës, janë vajzat e reja gjimnaziste ose studentet që u ofrohen punë sezonale, sërisht ato duket se preferojnë baret e restorantet si kamariere apo bariste.

“Kemi mbetur me staf të reduktuar prej kohësh. Me nisjen e sezonit të verës, kemi shpresuar tek vajzat e reja por duket se supermarketet nuk janë të preferuarat e tyre. Butiqet, ose bar-kafetë janë më të preferuara për to. Mungesa e stafit na ka detyruar të punojmë me orare të zgjatura. Në këto vende pune nuk kemi kërkesa as nga djemtë. Kasieret djem mungojnë në sportelet e marketeve,“- thotë menaxheri i një prej supermarketeve të njohura në Tiranë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjoksi që thith gjoksin, orgji skeletoresh dhe penise pesë metra të lartë: Marina Abramović në shfaqjen e saj më të guximshme ndonjëherë

Gjoksi që thith gjoksin, orgji skeletoresh dhe penise pesë metra të lartë: Marina Abramović në shfaqjen e saj më të guximshme ndonjëherë

2 October, 2025
Teoritë dhe akuzat konspirative përhapen ndërsa ethet e Farage të Partisë Laburiste tronditin Reformën

Teoritë dhe akuzat konspirative përhapen ndërsa ethet e Farage të Partisë Laburiste tronditin Reformën

2 October, 2025
Jane Goodall, primatologe e njohur botërisht, vdes në moshën 91 vjeç

Jane Goodall, primatologe e njohur botërisht, vdes në moshën 91 vjeç

2 October, 2025
Rënia e Baroneshës Bra: Si u ndërtua jeta e Michelle Mone-s plot mburrje verbuese mbi pandershmëri të pakrahasueshme në jetën publike…

Rënia e Baroneshës Bra: Si u ndërtua jeta e Michelle Mone-s plot mburrje verbuese mbi pandershmëri të pakrahasueshme në jetën publike…

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result