Në një bashkëbisedim me gazetarët për planin e rimëkëmbjes nga epidemia COVID-19, kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur se vendi po përballet me një katastrofë potenciale.
Sipas Bashës, përveç krizës ekonomike që po godet vendin, edhe shëndetësia është në ditë të vështira.
“Çdokush ka ndjerë pasojat e drejtpërdrejta shëndetësore, ekonomiko-socicale, të pandemisë. Këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë nje plan masash për Covidin dhe efektet qe ka patur
Të gabosh është njerezore, por këto nuk janë gabime por faje, ato që nuk janë bërë këto 6 muaj.
Vendi po përballet me një katastrofë potenciale. PD sot ka vetëm një temë: planin e rimëkëmbjes me 5 hapa si një produkt dhe kontribut i PD në këtë fazë kritike.
Sot qytetarët nuk blejnë as me lista pasi dyqanet nuk i suportojnë dot., Ky është një realitet i përditshëm. Konsumi ka rënë në pikiatë.
Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milionë euro, është qesharake me atë që ka disbursuar Kosova.
Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve, infermerëve, që sot është më i ekspozuar. Nuk ka marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria. Kjo armatë nuk ka kapacitete për të përballuar valën e dytë të pandemisë.
Ndërkohë ka nisur shkolla dhe bashkë me të është rritur edhe numri I të prekurve. Çoroditje totale.
Do të ketë edhe sfida të tjera. Është gripi sezonal për të cilin prej 2 muajsh kemi kërkuar vaksinim”, tha ndër të tjera Basha.