Kriza energjetike, komunat e Pollogut kërkojnë pushim dimëror dy mujor për nxënësit ose mësim online

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarët e rajonit të Pollogut po kërkojnë që pushimi dimëror i fëmijëve të zgjasë dy muaj ose ndoshta të kaloj në formë online, për shkak të krizës energjetike.

Qëllimi është kursimi tani kur faturat e rrymës janë më të larta, siç theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Meqenëse faturat janë tre deri në katër herë më të larta se vitin e kaluar, ideja është që në muajt kur është më i ftohtë, në dhjetor, janar dhe shkurt, nëse është e mundur të merren vesh me të gjitha bashkitë, pushimi dimëror të zgjasë për dy muaj ose të shqyrtojmë mundësinë e mjeteve dixhitale që kemi përdorur gjatë pandemisë për të kursyer energji. Pushimet duhet të jenë në janar dhe shkurt ose në dhjetor dhe janar, dhe viti shkollor të përfundoj më 30 qershor dhe të fillojë më 15 gusht”, tha Taravari.

Kërkesa e Këshillit të Rajonit të Pollogut, i cili përfshin nëntë komuna, i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL).

Share This Article