Kriza energjetike, Rama: Do ta ndihmojmë Kosovën për ditët e Vitit të Ri

albnews
By
1 Min Read

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën, që të mos i mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës së Vitit të Ri.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili tha se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sëkëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi”. 

Share This Article