Kriza energjetike, Rama: Mbi 800 kWh do të paguani me çmimin e tregut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama ka bërë të ditur edhe njëherë tjetër se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset e vegjël.

Rama theksoi se ata që do të harxhojnë më shumë se 800 KWH do ta paguajmë energjinë me çmimin e tregut.

“Ne jemi i vetmi vend që nuk e kemi prekur çmimin për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim ambicioz e kurajoz, këtë do ta shohim.

Ata që do të konsumojnë më shumë se 800 kilovat, ata me vila, pishina, për të cilët ka ardhur koha që nuk mund të paguajë buxheti i shtetit. Prandaj çdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë ne synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krize”.

Ndërkohë, duke reaguar ndaj akuzave, Rama u shpreh se Shqipëria nuk është në gjendje të prodhojë të gjithë energjinë e nevojshme edhe në vitin me më shumë reshje.

“Shqipëria, edhe në vitin e vet më të mirë sa i përket reshjeve, i cili nuk po na vjen, nuk e prodhon dot të tërë energjinë që i duhet, edhe kur hidrocentralet janë plotë. Ne duhet të dalim në treg dhe të importojmë. Ky është fakt”, tha Rama.

Share This Article