Kriza mes Fedez dhe Chiara Ferragni po përkeqësohet çdo ditë. Shenja e fundit është vendimi i reperit për të hequr nga profili i tij në Instagram foton familjare në të cilën shfaqej me gruan dhe fëmijët.
Diçka që Chiara Ferragni e kishte bërë tashmë pak para se të shpërthente lajmi për largimin e reperit nga shtëpia.
Jo vetëm kaq, në Instagram këngëtari fillimisht publikoi një postim ku këndon një pjesë të këngës së tij You Want it dhe më pas një postim tjetër, me disa fraza teksti të shkëputura nga kënga. “Nëse ju pëlqeni shumë, është sepse nuk ju kanë kuptuar. Nëse nuk ju pëlqejnë fare, është sepse nuk ju kanë kuptuar. Të jesh nuk do të thotë të kuptohesh.”, një mesazh i nënkuptuar në rrjet për krizën mes çiftit.
Ferragni ka fluturuar për në SHBA, në Nju Jork, disa ditë më parë për angazhime në punë siç duket edhe nga fotot që ajo vetë ka shfaqur në rrjetet sociale.
Këngëtari aktualisht ndodhet në Rozzano, lagjen e origjinës, në shtëpinë e prindërve të tij. Me të janë edhe fëmijët e tij, Leone dhe Vittoria.