ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 41 minutes ago
Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë 42 minutes ago
Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare 44 minutes ago
“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve! 46 minutes ago
Përplasje mes Adelina Tahirit dhe Adelina Ismajlit, shkak bëhet Shpat Kasapi 48 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kriza në Ukrainë, Biden bie dakord që të takohet me Putin

albnews by albnews
21 February, 2022
in Bota
0
Kriza në Ukrainë, Biden bie dakord që të takohet me Putin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është pajtuar në parim për një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ditëve të ardhshme, derisa lideri amerikan po kërkon që ta pengojë udhëheqësin e Kremlinit që ta pushtojë Ukrainën.

RelatedPosts

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare

Biden do të takohej me Putinin pas bisedimeve të 24 Shkurtit midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, “nëse nuk ka ndodhur një pushtim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate të lëshuar më 20 Shkurt.

Ideja e një takimi dypalësh është propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka zhvilluar bisedime të ndara me dy liderët më 20 Shkurt.

Nuk është bërë e ditur se në cilën datë apo në cilin lokacion do të mbahej ky samit. Biden dhe Putin u takuan për herë të parë në Gjenevë në muajin Qershor. Ai samit u nxit pas një grumbullimi më të vogël të ushtrisë ruse pranë Ukrainës, që ndodhi gjatë pranverës.

Para samitit, Biden do të marrë pjesë në takimin virtual me liderët e Grupit të Shtatëve (G7), që do të mbahet më 24 Shkurt. Në këtë takim do të bisedohet për krizën e shkaktuar nga grumbullimi ushtarak i Rusisë.

Në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe Japonia.

Më 18 Shkurt, presidenti Biden tha se ishte “i bindur” se Putini kishte marrë vendimin për pushtimin e Ukrainës dhe se kjo mund të ndodhte në ditët në vijim. Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të vendosnin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, nëse Putini vendos që ta sulmojë Ukrainën.

Rusia aktualisht ka pozicionuar mbi 150,000 trupa luftarake përreth Ukrainën. Kremlini po kërkon që t’ia ndalojë Ukrainës anëtarësimin e NATO-s dhe ta tërheqë këtë shtet sërish brenda sferës së ndikimit të tij.

Rusia vazhdimisht ka mohuar se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën dhe ka pretenduar se ka nisur tërheqjen e disa forcave. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë thënë se nuk ka sinjale se po ndodh tërheqja e trupave.

Në deklaratën e lëshuar nga Psaki u përsërit qëndrimi se “Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për të kryer shumë shpejt një sulm të shkallës së gjerë ndaj Ukrainës”.

SHBA-ja po ashtu ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë ndonjë operacion në lindje të Ukrainës, si pretekst për ta justifikuar pushtimin e vendit.

Edhe pse të dyja palët janë pajtuar për një sërë armëpushimesh, monitoruesit evropianë kanë thënë se kanë regjistruar një rritje të bombardimeve gjatë ditëve të fundit në lindje të Ukrainës. Për rritjen e dhunës, zyrtarët perëndimorë fajësojnë separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët që nga viti 2014 luftojnë në lindje të Ukrainës me forcat qeveritare.

Ndërkaq, Putin ka fajësuar Ukrainën për intensifikim të luftimeve, duke rritur shqetësimet se ai mund ta përdorë këtë gjë si shkas për ta pushtuar shtetin fqinj./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

1 December, 2025
Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë

Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë

1 December, 2025
Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare

Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare

1 December, 2025
“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve!

“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve!

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result