Kriza në Ukrainë, ish ambasadori britanik: Zgjidhja diplomatike është e pamundur me Putinin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi ka deklaruar se  një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet.

Andrew Wood tha për BBC-në se Putin nuk  e di se cila do të ishte një zgjidhje diplomatike dhe vuri në dukje fjala e tij nuk ka asnjë vlerë.”

 “Një zgjidhje diplomatike për të nuk do të ishte vetëm nëse Perëndimi do të pranonte kërkesat e tij si për shembull mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO, por do të ishte kontrolli i plotë në atë vend,” tha Andrew.

Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, ai bëri thirrje që vendet të vendosin një paketë sanksionesh menjëherë kundër Moskës. Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që sanksionet të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2.

Share This Article