Kriza në Ukrainë, Papa Françesku u bën thirrje politikanëve: T’i thërrasin ndërgjegjes!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ati i Shenjtë Papa Françesku reagon pas tensioneve të krijuara mes Ukrainës dhe Rusisë. Kërcënimi për luftë thotë se e ka pikëlluar.

“Kam një dhimbje të madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, po shpalosen skenarë gjithnjë e më alarmantë. Ashtu si unë, shumë njerëz në mbarë botën janë në ankth dhe të shqetësuar. Edhe një herë paqja që i përket të gjithëve po kërcënohet nga interesat partiake”.

Duke folur me një ton të zymtë para audiencës së tij, Papa Françesku u kërkoi udhëheqësve politikë të përmbahen nga çdo veprim që do të shkaktonte pasoja të rënda për njerëzimin.

“Dua t’u bëj thirrje atyre që kanë përgjegjësi politike që t’i thërrasin ndërgjegjes përpara Zotit, i cili është Zoti i paqes dhe jo i luftës, i cili është babai i të gjithëve, jo vetëm i disave, që do që ne të bëhemi vëllezër dhe jo armiq. Lutem që të gjitha palët të heqin dorë nga çdo veprim që mund të provokojë më shumë vuajtje për njerëzit, duke destabilizuar bashkëjetesën midis kombeve dhe duke shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Perëndimi është duke zbatuar sanksionet financiare ndaj Rusisë si ndëshkim ndaj veprimeve të fundit të saj.

Share This Article