Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, ku fokusi i diskutimeve në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për çtensionimin e situatës në veri të vendit.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2F293694769985852&show_text=true&width=500

