Kriza pandemisë, Basha: Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar edhe njëherë vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë bizneset shqiptare gjatë pandemisë.

Basha ka publikuar një video të një zonje që është vetëpunësuar në biznesin e saj, i cili po përjeton rënie të punës këto kohë, teksa shkruan, “Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi”.

Më herët PD ka përgatitur një plan me 5 pika se si të rimëkëmben bizneset dhe daljen e tyre nga kriza, një plan që nuk është pranuar nga kryeministri Rama gjatë prononcimit për media sot.

Share This Article